Gjykatësi ia ndalon Rubialesit t’i afrohet më shumë se 200 metra Hermosos

Autori: Gazeta inFokus
20:27 | 15 September 2023
Një gjykatës ia ka ndaluar të premten ish-shefit të futbollit spanjoll, Luis Rubiales, t’i afrohet më shumë se 200 metra futbollistes Jenni Hermoso.
Prokurorët e kishin kërkuar këtë urdhër kufizues ndaj Rubialesit në gjykatën e Madridit, e cila e shqyrtoi një ankesë penale për sulm dhe detyrim seksual.
Pasi doli për herë të parë para gjykatës, Rubiales e mohoi se e kishte sulmuar seksualisht Hermoson duke e puthur në buzë, kur Spanja e fitoi Kupën e Botës për gra muajin e kaluar, raporton BBC.
Avokati i Hermosos nguli këmbë se “puthja s’u bë me pajtueshmëri dypalëshe”.
Rubiales ka dhënë dorëheqje si president i Federatës së Futbollit të Spanjës (FFS) në fillim të kësaj jave, dhe u paraqit në një seancë të mbyllur gjyqësore të premten për t’i mohuar dy akuzat penale.
Gjykatësit Francisco je Jorge iu kërkua t’ia ndalojë atij t’i afrohet më shumë se 500 metra Jenni Hermosos, apo të flasë me të.
Ai më vonë u pajtua për urdhrin, por vendosi që masa të jetë 200 metra, duke shtuar, po ashtu, se Rubiales nuk duhet ta kontaktojë lojtaren gjatë kohës së hetimeve.
Spanja e fitoi Kupën e Botës së grave në Australi më 20 gusht, por suksesi historik i ekipit të grave u la nën hije pas veprimeve të Rubialesit gjatë festës së ekipit pas përfundimit të ndeshjes.
Federata nuk ka mundur ende ta zgjidhë problemin e bojkotimit të ekipit kombëtar nga vajzat, një javë para ndeshjes së ardhshme, dhe 39 futbollistet e kanë nënshkruar një letër në të cilën njoftuan se ndryshimet e bëra nga federata e futbollit “janë të pamjaftueshme të futbollistet të ndihen të sigurta”.
Hermoso, ndërkohë, tha disa ditë pas incidentit në gusht se u ndje sikur u sulmua nga Rubiales.
“U ndjeva e cenuar dhe viktimë e një sulmi, një veprimi impulsiv dhe maskulinor; një veprimi të pavend me asnjë lloj pajtimi nga ana ime. Thjesht, unë s’u respektova”, tha Hermoso në gusht./REL

Të tjera
-
Tirana pret 55 liderë europianë më 16 maj, zbulohet agjenda
Tirana po bëhet gati të presë 55 lider europianë për Samitit të Komunitetit P...
-
Konfirmon presidenca, kjo është përgjigja e partive për takimin e thirrur
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur gatishmërinë e...
-
Kërkohet veçim i procedurës për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë derisa të përfundojë ai për krime lufte
Sophie Menegon, avokate e Hashim Thaçit ka kërkuar veçimin e procedurës për k...
-
Kurti i kthen përgjigje pozitive Osmanit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i ka kthyer përgjigje pozitive ...
-
FSK-ja arrin marrëveshje me Ushtrinë e ShBA-së për shkëmbim të informacioneve të sigurta
Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar një marrëveshje ba...
-
Kështu duket rezultati zgjedhor në Shqipëri, deri në këto momente
Si duket rezultati zgjedhor në Shqipëri, deri në këto momente? Nga numërim...
-
Trendafilova nuk i ndal aktivitetet, nën masa të rrepta sigurie takohet me Avokatin e Popullit
Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka anuluar konf...
-
Aktakuzë kundër dy personave për fajde në Prizren, Prokuroria jep detaje
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër E.K...
-
Policia e Kosovës organizon aksion vullnetar për dhurimin e gj*kut
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gj...
-
Lulzim Basha mbetet jashtë Kuvendit
Janë numëruar 4977 kuti votimi nga 5225 në total. Aktualisht sipas rezulta...
-
‘Kur fushata afrohet, mendimi ndryshon’ – Nga anulimi, Alban Hyseni tash u’a financon ekskursionin maturantëve
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në prag të zgjedhjeve po i thye...
-
‘Në sheshin tënd o Mbret” – A është kjo kundërpërgjigje e Edi Ramës për Sali Berishën?
Sali Berisha, paralajmëroi protestë më 16 maj, mu në ditën kur në Tiranë ...