Fokus

‘Kur fushata afrohet, mendimi ndryshon’ – Nga anulimi, Alban Hyseni tash u’a financon ekskursionin maturantëve

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 13 May 2025

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në prag të zgjedhjeve po i thyen ‘parimet’ dhe vendimet që kishte marrë hiq më larg se një vit më parë, shkruan Gazeta Infokus.

I pari i komunës krenohej se së bashku me Këshillin e Prindërve kishte marrë vendim për ndalimin e ekskursioneve jashtë shtetit duke i konsideruar ato si “dukuri negative” të “substancave narkotike, pijeve alkoolike dhe shpenzimeve të mëdha të familjarëve”.

-Advertisement-

Mirëpo siç duket afrimi i zgjedhjeve lokale ka bërë që Hyseni të ndërrojë mendimin madje deri në atë pikë sa jo të ndalojë por të financojë me paratë e komunës pikërisht këtë “ekskursion të dëmshëm e negativ për të rinjtë”, duke shpenzuar afro 100 mijë euro.

Vetë Hyseni përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook, njoftoi për nënshkrimin e një kontrate ku i mbulon shpenzimet e maturantëve për ekskursion në Shqipëri.


Këtë kontratë i pari i Gjilanit e cilëson si një “lajm fantastik” dhe “shpërblim të veçantë për çdo maturant të Gjilanit”.

Gazeta Infokus ka publikuar edhe kontratën e nënshkruar e ku shihet se janë ndarë afro 100 mijë euro nga buxheti i komunës për të mbuluar shpenzimet e ekskursionit të maturantëve në Shqipëri.

Lëxo edhe: Në prag të zgjedhjeve, Alban Hyseni jep tender 100 mijë euro për ekskursionin e maturantëve.

Hyseni për këtë “lajm fantastik” kishte njoftuar me 6 maj në profilin e tij në facebook, ku u përball me komente të qytetarëve se këtë po e bënte “për blerje të votave”, duke i konsideruar maturantët si “votues potencial”.

“Blerje klasike e votës, a e dite a po i mbushnin 18 vite deri në tetor këta maturantë?”, ka shkruar një komentues.

“Blerje e votës, vakti i votës”, ishte një tjetër koment që pasqyron reagimet kritike të qytetarëve./Gazeta Infokus/

Më poshtë mund të shihni edhe kontratën e nënshkruar:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera