Lajme

Gjykata vendos arrest shtëpiak për ortopedin Sami Deliaj

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 06 September 2023

Masa e arrestit shtëpiak i është caktuar për ortopedin Sami Deliaj i cili u arrestua të hënën në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Kështu ka njoftuar Gjykata Themelore e Prishtinës.

Kjo gjykatë e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë, që mjekut t’i caktohet masa e paraburgimit.

-Advertisement-

“Në rast të mosrespektimit të masës së arrestit shtëpiak, gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit kundër të pandehurit S.D”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga kjo gjykatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera