Lajme

Gjykata ua ul dënimet grupit të Badovcit

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 19 July 2017

Trupi Gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës ka marrë vendim që të ulë dënimet për të akuzuarit në rastin “Badovci”, njofton Klan Kosova.

Dënimi më i lartë pas këtij vendimi të Gjykatës mbetet 4 vjet e gjysmë burgim për njërin nga të akuzuarit, tre të akuzuarit të tjera kanë për të vuajtur nga 3 vjet e gjysmë burgim dhe njëri nga ta tre vjet burgim.

Pesë të akuzuarit në rastin e njohur  si “Badovci” , Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi ishin gjetur fajtor se në bashkëkryerje kishin frikësuar popullatën si dhe kishin përgatitur veprën terroristë me ikonografinë e ISIS-it për të dëshmuar besnikërinë dhe shtrirjen e tyre edhe në Kosovë dhe me këtë qëllim janë pajisur me kallashnikov, maska e flamur të ISIS-it.

-Advertisement-

Besnik Latifi ishte dënuar me 13 vjet burgim, Gazmend Haliti me 12 vjet, Milazim Haxhija me 10 vjet e 3 muaj, Enis Latifi me 10 vjet dhe Fehmi Musa me 4 vjet burgim.

Të akuzuarit ngarkohen me veprën penale për terrorizëm kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera