Lajme

Gjykata Themelore jep detaje rreth vendimit për Frashër Krasniqin

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 01 October 2017

Gjykata jep detaje për masën Gjykata Themelore në Prishtinë e ka liruar Frashër Krasniqi, i cili grushtoi Milaim Zekën, gjatë një debati televiziv.

Deputetit të Vetëvendosjes i është kërkuar të mos rri afër deputetit të Nismës, Milaim Zekës prej 5 metra brenda në Kuvend, ndërsa 100 metra kur është jashtë Kuvendit.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore, kjo masë e ndalimit vlenë deri me datën 28 tetor 2017.

-Advertisement-

Ja njoftimi  i plotë:

Prishtinë 01 tetor 2017 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni për Çështje Penale, sot ka mbajtur seancën dëgjimore sipas kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.K për veprën penale Lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.1, pika 1.4 të KPRK-së dhe ka marr vendim me ç’rast ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, ndërsa të pandehurit F.K i është caktuar masa e sigurisë që i ndalon afrimin ndaj personit të caktuar, të dëmtuarit M. Z në kuvend 5 m, ndërsa jashtë 100 m. > > Të pandehurit F.K kjo masë i është caktuar nga data e ndalimit të tij, deri me dt.28 tetor 2017.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera