Lajme

Gjykata Supreme vendos kundër Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 25 October 2021

Gjykata Supreme ka vendosur kundër ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje për gjobën prej 1 mijë euro që morën për shkak se një kandidate për kuvend komunal theu heshtjen zgjedhore.

Supremja ka vendosur pro PZAP-së të cilët e shqiptuan këtë gjobë për LVV-në pasi thyen heshtjen zgjedhore.

Derisa Gjykata në arsyetimin e tyre ka thënë se ankesa e LVV-së është e pabazuar derisa vendimi i PZAP-së është i bazuar.

-Advertisement-

“Gjykata Supreme e Kosovës, vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore dhe të përgjigjes në ankesë, dhe pas shqyrtimit edhe të shkresave të lëndës,

gjeti se: Ankesa e Xh. S., e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), A.nr.630/2021, të datës 20.10.2021, është e pabazuar”, thuhet në vendim.

Ky është vendimi i plotë./Gazeta Infokus/

DOKUMENTI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera