Lajme

Gjykata Speciale shpall sot vendimin e e Kushtetueshmërisë

Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 26 April 2017

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka bërë të ditur se sot do të shpallë vendimin mbi Referimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave.

Kryegjykatësja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse An Pauër-Ford, do të shpallë përmbledhjen e vendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e Rregullores së Procedurës dhe të Provave që miratuan gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës më 17 mars 2017.

“ Të mërkurën më 26 prill 2017, Kryegjykatësja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse An Pauër-Ford, do të shpallë përmbledhjen e vendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e Rregullores së Procedurës dhe të Provave që miratuan gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës më 17 mars 2017”, thuhet në njoftimin e zyrës së  Dhomës Specializuar të Gjykatës Speciale.

-Advertisement-

Shpallja e vendimit do të bëhet në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera