Gjykata Speciale merr një vendim për Pjetër Shalën
Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 04 May 2022
Gjykatësi paraprak, Nicolas Guillou, ka marrë vendim, me anë të së cilit, ia ka vazhduar masën e paraburgimit Pjetër Shalës, i cili po akuzohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për krime lufte.
Sipas vendimit të gjyqtarit paraprak, ai ka rënë në konkludim se rreziqet që Shala mund të arratiset, pengoj ecurinë e procedurave të dhomave të Specializuara ose rreziku i kryerjes së krimeve të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që i dhanë dëshmi Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe/ose do të paraqiten para Dhomave të Specializuara, vazhdojnë të ekzistojnë.
Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.
“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë. /BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Kurti takohet me homologun kroat Plenkovic: Diskutuam për sigurinë në rajon
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar dje në New Y...
-
Rama ndanë pjesën e fjalimit në OKB: Të fala atyre prej Kosove që më shajnë me nanë e babë si “vëllaun e Vuçiqit”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot një pjesë të fjalimit ...
-
Musliu Shoshi: Fatkeqësi që e kemi një kryeministër si Kurti, Kosova nuk e kapitalizoi rastin e Banjskës
Qeveria e Kosovës, sipas deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana ...
-
Beograd: Serbët e Kosovës takohen me opozitën atje, bisedojnë për strategjinë e re për serbët në Kosovë
Përfaqësuesit e organizatave të serbëve nga Kosova dhe partive opozitare në S...
-
SBASHK ia dorëzon të hënën Konjufcës nënshkrimet për Projektligjin për skemat pensionale
Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës do të dorëzojë të hënën në Kuvend...
-
“E paguam shtrenjtë mikpritjen”, Rama në New York: Iu përgjigjëm sulmit masiv kibernetik, por i qëndrojmë zotimit për të strehuar muxhadinët
Gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin dedikuar kontributit të Shqipërisë për...
-
Parandalohet një rast i kontrabandës me produkte ushqimore në vlerë rreth 4 mijë euro
Policia e Kosovës bashkë me Doganën e Kosovës njoftuan se kanë parandaluar nj...
-
Rama njofton për nisjen e punimeve tek “Santea” në lagjen Dardania: Do ta transformojmë krejtësisht këtë zone
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se Komuna ka nisur punimet ...
-
BQK tregon se cili është parashikimi i rritjes ekonomike për vitin 2024
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), Ahmeti Ismaili, thotë se rritj...
-
Abdixhiku: Duhet të vendosim a po i kthehemi rrugëtimit tonë tradicional, apo ta dorëzojmë Kosovën tek e majta
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një tubim në Krushevë e Madhe të Klinës ka...
-
Aeroplani i linjës Prishtinë-Hamburg rrezikohet nga shpezët, detyrohet të kthehet në Sllatinë
Një moment të frikshëm e të rrezikshëm e kanë përjetuar sot udhëtarët e linjë...
-
Ndërron jetë Imri Ilazi, ushtaraku i UÇK-së i njohur si Komandant Ferri
Ka vdekur sot Imri Ilazi, ushtaraku i i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dh...