Lajme

Gjykata Speciale mbanë konferencë për komandant “Ujkun”

Autori: Gazeta inFokus 07:24 | 23 September 2021

Gjykata Speciale do të mbajë sot konferencë ndaj Pjetër Shalës, i njohur si komandant “Ujku”.Konferenca do të fillojë në ora 9:30.Shala po akuzohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për veprat penale ndalim arbitrar, torturë, trajtim mizor dhe vrasje në kohë të luftës.

Çështja penale ndaj Shalës është në fazën paraprake të cilën e udhëheq gjykatësi Nikola Giju.Shala po mbrohet nga avokatët Zhan-Lui Zhilisen dhe Muhamed Hedi Auini.Seanca e parë ndaj Shalës u mbajt më 19 prill 2021 në të cilën u deklarua i pafajshëm.Shala ishte arrestuar më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe ishte transferuar në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar më 12 qershor 2020e të redaktuar më 15 prill 2021, prokuroria pretendon se Shala kishte kryer krime të luftës, në fabrikën e metalit në Kukës së bashku me pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.
Pjetër Shala së bashku me persona të tjerë, si Sabit Geci dhe Xhemshit Krasniqi, dyshohet se kishin dërguar në qeli persona të ndryshëm në mënyrë të kundërligjshme duke i prangosur.Shala akuzohet se i kishte keqtrajtuar të ndalurit në këtë qeli dhe i kishte rrahur me mjete të ndryshme.

-Advertisement-

Sipas prokurorisë personat që ishin ndaluar në këtë zonë, i nënshtroheshin çdo ditë rrahjeve me mjete të ndryshme si shufra metali, armë, shkopinj dhe thika.Aty përshkruhen pretendimet se Pjetër Shala, Sabit Geci dhe Xhemshit Krasniqi kishin marrë në pyetje dhe rrahur një person me shufër metalike, shkop bejsbolli dhe armë.Madje në aktakuzë thuhet se të ndaluarit ishin rrahur mizorisht edhe pse ishin të plagosur me armë dhe njëri nga ta pasi nuk kishte pasur ndihmë mjekësore kishte ndërruar jetë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar pos të tjerash pretendon se si pasojë e keqtrajtimit të të ndaluarve në fabrikën e metalit në Kukës, shumë viktima humbën vetëdijen, pësuan thyerje eshtrash dhe u mbuluan me gjak.Sipas prokurorit të specializuar, Shala ngarkohet me akuza për vrasje të paligjshme, torturë, ndalim arbitrar dhe trajtim mizor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera