Lajme

Gjykata Speciale fton edhe një ish-luftëtar

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 22 October 2019

Ish- ushtari i UÇK-së, Jatullah Krasniqi nga Prizreni, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Ai, ka njoftuar se për intervistim është ftuar të lajmërohet me 29 tetor.

“Dua të njoftoj opinionin dhe para se gjithash bashkëluftëtarët e mijë se këto ditë kam pranuar ftesë nga zyra e prokurorit të dhomave të specializuara për t`u paraqitur dhe për të dhënë dëshminë time për periudhën e shërbimit në UÇK”, shkruan Krasniqi.

“Edhe pse e konsideroj si një gjykatë të njëanshme dhe një- etnike kam vendosur që kësaj ftese t`i përgjigjem pozitivisht, sepse si sot ashtu edhe dje(para 20 viteve) nuk kemi asgjë për të fshehur e as turpëruar”.

-Advertisement-

“Është e tmerrshme që ne edhe pas 20 vitesh vazhdojmë të përballemi me drejtësinë mbi bazën e akuzave të ngjarjeve të trilluara nga një Alfred Hickok i kohës moderne siç ishte Dick Marty”.

“Ndërsa, kriminelët të cilët vranë e masakruan mbi 10 mijë civilë shqiptarë, duke rrafshuar me tokë fshatra e qytete të tëra vazhdojnë të shëtitën të lirë dhe të pa shqetësuar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera