Sport

Gjykata nuk pranon kërkesën e brazilianit, mbetet pas hekurave

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 10 May 2023

Dani Alves do të qëndrojë në burg pasi një gjykatë spanjolle refuzoi kërkesën e tij për t’u liruar me kusht të martën, ndërkohë që po hetohet me akuzën për sulm seksual.

Gjykata kishte refuzuar një kërkesë të ngjashme nga ekipi mbrojtës i Alves në shkurt, duke thënë se kishte rrezik që të arratisej nga Spanja.

Brazilian u arrestua në janar pasi u akuzua për sulm seksual ndaj një gruaje në një klub nate, më 30 dhjetor. Ai ka mohuar se ka abuzuar, duke pretenduar se seksi me ishte konsensual.

-Advertisement-

Avokatët e Alves kishin paraqitur një raport prej 200 faqesh dhe video nga kamerat për të hedhur poshtë dëshminë e viktimës së supozuar dhe dëshmitarëve të tjerë.

Avokatët gjithashtu përsëritën se Alves do të pranonte çdo masë të vendosur nga gjykata, të tilla si dorëzimi i pasaportave të tij dhe veshja e një pajisje gjurmuese, nëse lirohet me kusht.

Alves mbushi 40 vjeç të shtunën. Ai ka fituar 42 trofe në karrierë, duke përfshirë tre Champions League me Barcelonën dhe dy “Copa América” me Brazilin. Ai luajti në Kupën e tij të tretë të Botës vitin e kaluar, në Katar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera