Gjykata në Shqipëri dënon një iranian me 15 vjet burgim për terrorizëm
Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 14 December 2022
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri dënoi me 15 vjet burgim një shtetas iranian, pasi e gjeti fajtor për akuzat për terrorizëm.
Vendimi ndaj Bijan Poladrag u dha të mërkurën. Ai do të vuajë vetëm dhjetë vite burgim, pasi përfiton ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Nga gjashtë akuzat që Prokuroria e Posaçme ngriti ndaj tij, gjykata e shpalli fajtor për dy nga to: pjesëmarrje në një organizatë terroriste dhe kryerje e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur organizatë terroriste.
Poladrag u arrestua në tetor të vitit 2020. Në atë kohë u arrestuan edhe disa shtetas të tjerë iranianë.
Ai ka mbërritur në Shqipëri në vitin 2016, si pjesë e një grupi iranianësh që gjetën strehim në kampin e Manzës, ku aktualisht janë të strehuar rreth 3.000 pjesëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara.
Zyrtarët iranianë i konsiderojnë pjesëtarët e kësaj organizate si terroristë.
Sipas prokurorisë, Poladrag banoi për një periudhë të caktuar në kamp, ku vepronte si i infiltruar, ndërsa dyshohet se po përgatiste sulm terrorist.
Pas rreth dy vjetësh ai ishte shkëputur nga kampi, pasi mori leje-qëndrim në Shqipëri. Pas arrestimit, Poladrag iu gjetën mesazhe dhe biseda të shkëmbyera me disa persona që jetojnë në Iran, që dyshohet se janë pjesë e Gardës Revolucionare.
Më 7 shtator Qeveria shqiptare ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe deklaroi se Irani qëndron pas sulmeve kibernetike ndaj sistemeve qeveritare
Autoritetet iraniane kanë hedhur poshtë akuzat se janë mbrapa sulmeve të korrikut.
Megjithatë, aleanca ushtarake e NATO-s ka konfirmuar se prapa atij sulmi ka qenë Irani.
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Ministrinë iraniane të Inteligjencës dhe kreun e këtij institucioni, duke i akuzuar se qëndrojnë pas sulmit kibernetik të muajit korrik ndaj Shqipërisë.
Irani ka dënuar ashpër sanksionet amerikane.
Të tjera
-
Kthimi i emigrantëve që qëndruan tri ditë në Shqipëri, mediat italiane: Janë të frikësuar dhe të tronditur
12 emigrantët nga Afrika, të cilët larguan sot nga Gjadri pas vendimit të Gjy...
-
Ndihmëssekretari i NATO-s: S’mendoj se jemi në situatë për të folur për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Boris Ruge, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, ka thënë se mendon që...
-
“Mati 1” e “Bregu i Diellit” pa ujë shkaku i problemeve teknike
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se Lagjja ...
-
Osmani takohet me përfaqësues të Google dhe Amazon: Synim është përfshirja e plotë e Kosovës në platformat më të mëdha globale
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar sot me ...
-
KFOR-i vazhdon stërvitjet për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale
Grupi i Përbashkët Shumëkombësh për Mbështetjen e Logjistikës (JLSG) dhe ...
-
LDK: Nga janari 2025 bizneseve u dyfishohet tatimi në pronë, pengesë për zhvillimin ekonomik
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin e sa...
-
Uji me mangan, Tahiri: Qeveria s’po merret me rastin sepse nuk përfitojnë miliona nga ai
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se qyt...
-
Kthehen në Itali 12 emigrantët që u vendosën për pak ditë në Gjadër të Shqipërisë
Një anije e marinës italiane ktheu të shtunën në Itali 12 emigrantët e parë n...
-
Misioni i SHBA-së në OSBE: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje, liderët të promovojnë shoqëri gjithëpërfshirëse
Katherine Brucker, e ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara në...
-
Krasniqi pret në parti deputetin gjerman, Hacker: Vlerat liberal-demokratike kundërpeshë ndaj populizmit
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është t...
-
Haradinaj takohet me diasporën shqiptare në Çikago: Secili prej tyre dëshmon fuqinë e jashtëzakonshme të kombit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua në Çikago me diasporën shqiptare. ...
-
Hykmete Bajrami: LDK është e vetmja alternativë qeverisëse
Deputetja Hykmete Bajrami thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e v...