Gjykata në Ferizaj merr vendim për 15 të dyshuarit për fajde
Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 05 March 2023
Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e sigurisë ndaj 15 të dyshuarve për veprën penale “Fajde”.
Ndaj 14 prej tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji, ndërsa njërit i është caktuar masa e sigurisë ndalimi për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar për 1 muaj.
“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër katërmbëdhjetë (14) të dyshuarve: B.S., F.S., E.S., A.S., Sh.R., L.H., R.A., M.A., K.G., A.M., B.O., B.A., N.A., Sh.H., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë. Ndërkaq sa i përket të dyshuarit S.B., i është refuzuar kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit dhe i caktohet masë e sigurisë ndalimi për t`iu ofruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Caktohet masa e sigurisë ndaj pesëmbëdhjetë (15) të dyshuarve për vepra penale fajdeja
Ferizaj 5 mars 2023 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së sigurisë kundër të pandehurve si vijon:
B.S., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
F.S., i dyshuar për shkak të dy veprave penale fajdeja nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së.
E.S., i dyshuar për shkak të veprave penale fajdeja nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3; fajdeja nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 lidhur me nenin 31; shmangia nga tatimi nga neni 307 paragrafi 1 të KPRK-së.
A.S., i dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja nga neni 307 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 lidhur me nenin 31; në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3; në bashkëkryerje fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31; në bashkëkryerje shmangia nga tatimi nga neni 307 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Sh.R., i dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31; në bashkëkryerje fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
L.H., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
R.A., i dyshuar për shkak të veprës penale fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
M.A., i dyshuar për shkak të veprave penale fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1; detyrimi nga neni 328 paragrafi 2 të KPRK-së.
K.G., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
S.B., i dyshuar për shkak të tre veprave penale fajdeja nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3; shmangia nga tatimi nga neni 307 paragrafi 1 të KPRK-së.
A.M., i dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja nga neni 307 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 lidhur me nenin 31; në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3; detyrimi nga neni 328 paragrafi 2; në bashkëkryerje fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31; në bashkëkryerje shmangia nga tatimi nga neni 307 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
B.O., i dyshuar për shkak të tre veprave penale në bashkëkryerje fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
B.A., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
N.A., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Sh.H., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër katërmbëdhjetë (14) të dyshuarve: B.S., F.S., E.S., A.S., Sh.R., L.H., R.A., M.A., K.G., A.M., B.O., B.A., N.A., Sh.H., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë.
Ndërkaq sa i përket të dyshuarit S.B., i është refuzuar kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit dhe i caktohet masë e sigurisë ndalimi për t`iu ofruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
Të tjera
-
Krasniqi: Dejona Mihaili nuk punon për Kosovën, AKI-ja e di këtë
Ish-deputeti njëherësh njëri nga financuesit kryesor të Lëvizjes Vetëvendosje...
-
“Nuk mundesh me vjedh pa e ditë Albini”, ish deputeti zbulon gjithcka: Martin Berishajn e kanë detyru
Florin Krasniqi, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë akuza të forta ...
-
Haxhimustafa Murseli: Me Bedri Hamzën kryeministër, Përlepnica dhe Gjilani mundet më mirë
Kandidatja për deputete nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana ...
-
Publikohet dëshmia e plotë e Dejona Mihalit para prokurorit, konfirmohet biseda për spastrime në KEK
Dëshmia e Dejona Mihalit në Prokurori i nxjerr zbuluar kryeministrin Albin Ku...
-
Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme në rritje në Kosovë, kërkohet marrja e masave për parandalim
Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme (IST) në Kosovë janë një sfidë seri...
-
Deklarata e Dejona Mihalit në Prokurori – pranon se në grupin në WhatsApp, Krasniqi e njoftonte edhe Kurtin për çdo tender e çdo kompani
Para katër muajsh, koordiniatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejo...
-
Kërkesa për hetim të ish- Prokurorit Jack Smith, Behrami thotë se ka marrë përgjigje nga Kongresmeni Self
Artan Behrami, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, ka bërë...
-
Ganimete Musliu: Kam qenë gjithmonë zëri që flet kur të tjerët heshtin, por për këtë më kanë sulmuar
Përmes një video-materiali, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganim...
-
Cilave pyetje nuk u përgjigjet DeepSeek i Kinës?
Chatbot-it të DeepSeek AI “i lidhet gjuha” kur pyetet për çështje që konsider...
-
Bedri Hamza: Pensionet i rrisim 70%, pagat 50% dhe me grante deri në 30% i përkrahim investimet e bizneseve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka nisur ditën me një vid...
-
BE-ja nuk do mosmarrëveshje tregtare me SHBA-në
Bashkimi Evropian dëshiron ta shmangë luftën tregtare me presidentin amerikan...
-
Për 24 orë, policia shqiptoi mbi 1708 gjoba në trafik
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...