Lajme

Gjykata merr vendim për dy personat, që dyshohet se dhunuan një të mitur në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 09 September 2022

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve A. M. dhe L. M që dyshohet se kanë dhunuar një të mitur, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas komunikatës thuhet se të dyshuarit gjatë muajit mars – prill në fshatin Pasjak dhe fshatin Velekincë, e kanë detyruar të miturën të kryej akte seksuale pa pëlqimin e saj.

“Ekziston dyshimi bazuar se të pandehurit A. M. dhe L. M. gjatë muajit mars – prill në fshatin Pasjak dhe fshatin Velekincë, e kanë detyruar të miturën të kryej akte seksuale pa pëlqimin e saj, viktimë kjo posaçërisht e ndjeshme për shkak të moshës nën 16 vjeç, e cila nuk ka mundur të gjykojë e të vlerësojë pasojat e një marrëdhënie të tillë e që nënkupton marrëdhënie seksuale.

-Advertisement-

Me këto veprime të pandehurit dyshohet se ka kryer veprën penale, dhunimi, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera