Gjykata merr vendim ndaj serbit të arrestuar në Graçanicë

Autori: Gazeta inFokus
16:17 | 22 June 2023
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim serbit me inicialet D.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.
Gjykata njofton se “ i pandehuri D.M, ish-gardian i Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht nga data 24.05.1999 deri me 10.06.1999, në Burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit, në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje edhe me zyrtar tjerë të burgjeve në fjalë, kishin keqpërdorur autorizimet zyrtare, në atë mënyrë që pasi i kishin transferuar të burgosurit shqiptar nga burgu i Dubravës për në burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit”.
Sipas gjykatës, aty D.M., dhe të tjerë në mënyrë sistematike kishin keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke torturuar në mënyrë ç ‘njerëzore.
“Fillimisht kishin formuar kordon në hyrje të burgut nga të dyja anët ku të burgosurit ishin detyruar që të kalonin përmes kordonit dhe të dyshuarit kishin filluar që ti godasin me mjete të ndryshme si shkop gome, grushte, shqelma etj, dhe pas kësaj në mënyrë sistematike kishin keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke torturuar në mënyrë ç ‘njerëzore, maltretuar, shkaktuar e lëndime të rënda trupore, dhunë psikike, traumë dhe pasoja në shëndet dhe duke i kanosur seriozisht për jetë, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, njofton gjykata.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Të tjera
-
“Ka gjasa të mbetet i palëvizshëm”, detaje për gjendjen e punëtorit të sigurimit që u plagos gjatë grabitjes në Veternik
Javën e kaluar, në një qendër tregtare, në lagjen Veternik në Prishtinë, ka n...
-
Prokuroria autorizon policinë për nisjen e hetimeve për votimin me postë
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë...
-
Kurti: Ushtrisë do t’ia ndajmë mbi 1 miliard euro, do të blejmë helikopterë “Black Hawk”
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë vuri në pah edhe in...
-
Të premten në Ferizaj certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së
Të premten mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë...
-
MPB: Vazhdojnë hetimet për zjạrrin në Koçan, konfiskohen pajisje elektronike dhe dokumente financiare
MPB njofton se ka kryer bastisje të reja për rastin në Koçan, ku janë konfisk...
-
Vrạsjet në vend, Krasniqi: Shteti të zgjohet, të veprohet me urgjencë – kjo është një emergjencë kombëtare
I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar në lidhje...
-
Ndërhyrjet në sistemin TIMS, prokuroria dërgon në gjyq ish-drejtorin e IT në Policinë e Shtetit
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshë...
-
Pamje nga lokali ku ndodhi vrạsja mbrëmë në Prishtinë
Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë, ku dy persona u plagosën pas di...
-
Maloku në Hagë: Është e vështirë ta kuptosh UÇK-në, Ushtri që u ngrit prej popullit të robëruar
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitari Naim Maloku d...
-
Osmani nderon me homazhe dëshmorët dhe martirët e Krushës së Madhe
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar me homazhe dëshmorët dhe mart...
-
Fotografia e Alban Gashit, personit në arrati që po dyshohet për vrạsjen e mbrëmshme në Prishtinë
Alban Gashi është në kërkim nga Policia e Kosovës që nga nata e mbrëmshme lid...
-
Prokuroria për vrạsjen në Prishtinë: Po ndërmarrim masat dhe veprimet e nevojshme hetimore
Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke ndërmarrë masa dhe veprime të ne...