Lajme

Gjykata merr vendim ndaj adminit të “Albkings”, Edvin Nevzati

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 18 April 2024

Gjykata Themelore e Prishtinës sot ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, administratorit të grupit “Albkings”, Edvin Nevzati, shkruan Gazeta Infokus.

Ai akuzohet për veprën penale Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve,

Gjykata në këtë seancë vlerësoi se duhet të i caktohet kjo masë e paraburgimit për faktin që Nevzati është shtetas i huaj dhe lehtësisht mund të largohet nga Kosova për të i shmangur procedurës kundër tij.

-Advertisement-

“Gjykata vlerësoj se duhet të caktohet paraburgimi, duke marr parasysh faktin se i pandehuri E.N është shtetas i huaj, shtetas i Republikës së Serbisë dhe nuk ka vendbanim në Republikën e Kosovës dhe lehtësisht mund të largohet nga Kosova me qëllim që të shmanget procedurës që zhvillohet kundër tij, duke patur parasysh dëmin që është shkaktuar të dëmtuarve”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të Gjykatës Themelore në Prishtinë:

Ndryshe Gazeta Infokus kishte raportuar ekskluzivisht për hapjen e këtij grupi i cili ishte mbyllur pak kohë pas raportimit të Infokusit, mirëpo që “admini” i këtij grupi vazhdonte ta hapte përsëri.

Video raportimi i Infokusit:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera