Lajme

Gjykata merr një vendim të keq për Gruevskin!

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 27 September 2017

Këshilli penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, ka refuzuar kërkesën e Nikolla Gruevskit për shfuqizimin e masave të përkujdesit, përfshirë marrjen e dokumenteve për udhëtim, me arsyetimin se është e pa bazë.

Në kërkesën e tij, Gruevski kishte shkruar se pasaporta i duhet për udhëtime zyrtare jashtë vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Masa e përkujdesit: marrje e përkohshme e dokumenteve për udhëtim dhe ndalesa për dhënie të dokumenteve të reja për kalimin e kufinjve shtetëror dhe masa e marrjes së dokumenteve diplomaitke – mbeten në fuqi”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

-Advertisement-

Pasaporta Gruevskit i është marrë më 3 korrik me vendim të Gjykatës Themelore Shkupi 1 me kërkesë të PSP-së, ndërsa masën e përkujdesit e vërtetoi Gjykata e Apelit më 23 korrik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera