Sport

Gjykata liron nga akuza Agim Ademin

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 15 March 2023

Gjykata Themelore e ka liruar nga akuza kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.

Ai ishte akuzuar në vitin 2012-të se bashkë me Muharrem Ramën, e kishin sulmuar të dëmtuarin Dritëro Kadolli, duke i kërkuar atij të i jap 30 mijë euro ose një veturë BMW X5.

Pas vendimit të gjykatës, kreu i FFK-së tha se më në fund triumfoi e drejta.

-Advertisement-

“Gjykata Themelore në Prishtinë, me rastin e shpalljes së aktgjykimit lirues, ka theksuar faktin se me asnjë provë nuk është vërtetuar që unë kam kryer ndonjë vepër penale, për të cilën kam qenë i akuzuar padrejtësisht për më shumë se 10 vjet”, tha Ademi.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy