Lajme

Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët në nderë të Ditës së Kushtetutës

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 04 April 2024

Për nderë të 9 prillit, Ditës së Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hapur dyert për vizitorë.

Vizita do të mbahet të hënën më 8 prill 2024.

Qytetarët e veçanërisht studentët e  drejtësisë, përfaqësuesit e komunitetit juridik dhe vizitorët e tjerë do të kenë mundësinë, të vizitojnë objektin të njihen më për së afërmi me Gjykatoren, me Bibliotekën dhe me ambientet në të cilat punojnë gjyqtarët dhe zyrtarët e Gjykatës.

-Advertisement-

Ata gjithashtu do të informohen drejtpërsëdrejti me historikun, me punën e deritanishme dhe me kompetencat kushtetuese të këtij institucioni, shkruhet në komunikatën për media.

Vizitat do të organizohen çdo orë, ndërmjet orës 10:00 dhe 14:00, derisa vizita do të zgjat dyzet e pesë minuta.

Vizitorët e moshës 16 vjeç duhet të kenë me vete dhe të dorëzojnë në recepcion një dokument zyrtar identiteti./GazetaInfokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera