Lajme

Gjykata Kushtetuese e Kosovës shënon vitin e 9-të Gjyqësor

Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 25 October 2018

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të kremtojë Vitin e 9-të Gjyqësor me një ceremoni solemne, që do të organizohet sot në Prishtinë.

Në ceremoni pritet të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë, përfaqësuesit e akredituar të misioneve diplomatike dhe të organizatave ndërkombëtare në vend, si dhe delegacionet e nivelit më të lartë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, Gjykata Kushtetuese e Bullgarisë, Gjykata Kushtetuese e Turqisë, Gjykata Kushtetuese e Maltës, Gjykata Kushtetuese e Letonisë dhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë.

Pjesëmarrës në ceremoninë e Vitit të 9-të Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese do të jenë edhe kryetari i Komisionit Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit (Komisioni i Venecias), z. Gianni Buquicchio, si dhe juristja me nam ndërkombëtar dhe njëherësh zëvendëspërfaqësuesja e Republikës së Irlandës në Komisionin e Venecias, znj. Grainne McMorrow.

-Advertisement-

Me fjalim rasti, pjesëmarrësve në këtë ceremoni do t’i drejtohen kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama-Hajrizi, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, si dhe kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës është autoriteti më i lartë për interpretimin e Kushtetutës së Kosovës dhe shqyrtim gjyqësor të ligjeve lidhur me përputhjen e tyre me kushtetutën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera