Lajme

Gjykata e Apelit e liron Enver Hasanin

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 15 May 2018

Gjykata e Apelit të Kosovës e ka liruar nga akuza e mashtrimit në detyrë ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi, Arbër Jashari zëdhënës i Gjykatës së Apelit.

Jashari tha se Apeli e ka ndryshuar vendimin ndaj dy të akuzuarve të tjerë të këtij rasti, Albert Rakipi dhe Hakif Veliu duke ju shqiptuar burgim efektiv.

-Advertisement-

Hasani rreth shtatë muaj më parë ishte gjetur fajtor nga Gjykata Themelore e Prishtinës, dhe ishte dënuar me 1 vit burg me kusht.

Lidhur me këtë rast, javën e kaluar Gjykata e Apelit kishte mbajtur seancën për shqyrtimin e ankesave.

Në tetor të vitit të kaluar, Enver Hasani ishte gjetur fajtor dhe dënuar me 1 vit burg me kusht për periudhën e verifikimit dy vjet, ndërsa mbrojtja e të akuzuarve kishte ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Po ashtu fajtorë ishin shpallur edhe dy të akuzuarit tjerë, Albert Rakipi dhe Hakif Veliu.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Enver Hasani në cilësinë e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Hakif Veliu si shef i prokurimit në UP dhe Albert Rakipi si drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare – ISN, akuzoheshin se kanë kryer veprën penale të mashtrimit në detyrë në bashkëkryerje.

Prokuroria pretendon se të akuzuarit këtë vepër e kishin kryer lidhur me realizimin e kontratës për përkthimin e librave nga gjuha angleze në gjuhën shqipe për nevojat e UP-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera