Lajme

Gjuriq tregon sa dhe çfarë ndihma dha në komunat e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 20 May 2020

Shefi i të ashtuquajturës Zyres Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka treguar për ndihmat që janë bërë në komunat e asaj që Gjuriq e quan Kosova dhe Metohisë.

Në një postim në Instagram, Gjuriq, veç statistikave për infektimet me koronavirus të serbëve në Kosovë, ka thënë që janë shpërndarë edhe ndihma e ilaqe, shkruan gazeta inFokus.

“Në komunat Novobërdë, Gjilan dhe Zveçan, i kemi furnizuar qyteatërët me ilaçe e ushqim të nevojshëm. Në komunën e Kamenicës kemi siguruar e shpërndarë ilaçe dhe maska mbrojtëse për 179 persona. Në Leposaviq, kemi blerë ilaçe e ushqim për 157 persona, ndërsa në Vushtrri kemi blerë sende themelore ushqimore për 51 persona. Në komunan e Obiliqit, kemi siguruar e shpërndarë ilaçe për 107 persona dhe Graçanicë kemi shpërndarë 76 pako ndihme ushqimore e higjienike familjeve të rrezikuara”, ka thënë Gjuriq./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera