Lajme

Gjuriq pretendon se Qeveria e Kosovës është anti-amerikane, thotë se po shkakton kaos

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 06 November 2022

Marko Gjuriq përmes një postimi të bërë në Twitter e ka quajtur Qeverinë e Kosovës anti-amerikane dhe ka thënë se ajo po shkakton kaos e po e rrezikon destabilizimin e Evropës juglindore.

Gjuriq ka thënë se me “me veprimet radikale Qeveria e Kosovës po tregohet anti-amerikane, anti-BE, anti-serbe dhe anti-shqiptare”.

“Një Qeveri në thelb anti-amerikane e Kosovës* po shkakton kaos dhe po e destabilizon krahun juglindor të Evropës në një moment kritik. Befasuese? Kujtoni këta janë njerëzit e njëjtë që personalisht orkestruan sulmin fizik ndaj ambasadores së atëhershme amerikane Tracey Ann Jacobson në qendër të Prishtinës. Veprimet e fundit radikale të Qeverisë së Kosovës* (duke ndaluar serbët të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, ndaluar targat serbe dhe duke refuzuar reciprocitetin publikisht marrëveshjen e ndërmjetësuara nga BE-ja/SHBA-ja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e po ashtu duke injoruar thirrjet publike nga zyrtarë të lartë amerikanë dhe të BE-së dhe duke luajtur me zjarr në terren), janë anti-amerikane, anti-BE dhe anti-serbe. Janë po ashtu anti-shqiptare. Një agjendë shoviniste e mbuluar hollë i vë në rrezik njerëzit e zakonshëm. Forcë për të gjithë ata që janë shtypur nga regjimi i tmerrshëm i Prishtinës”, ka shkruar Gjuriq, që dikur ishte drejtor i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

-Advertisement-

Të shtunën serbët kanë vendosur të largohen nga institucionet e Kosovës. BE-ja në një thirrje të shtunën mbrëma ka kërkuar nga serbët të kthehen në institucione, e nga Kosova ta implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe e po ashtu ta shtyjë vendimin për targa.

Lista Serbe ka ftuar një tubim të serbëve në veri sot për ora 12:00. Tubimi do të mbahet në veri të Mitrovicës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera