Lajme

Gjuriq: Më rrahën e më tërhoqën si qen

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 27 March 2018

Shefi i zyrës serbe për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka folur para mediave për herë të parë pas arrestimit të djeshëm në Mitrovicë dhe sjelljes së tij në Prishtinë për një deklaratë.

Ai ka akuzuar policinë e Kosovës se janë sjellur në mënyrë brutale dhe abuzuese me të, përcjell. Gjuriq ka thënë para mediave në Beograd, pas një takimi me presidentin Aleksandar Vucic dhe përfaqësuesit e Listës Serbe, se policia e Kosovës e kishte goditur pas arrestimit, kishte bërë selfie me të dhe kishin kënduar këngë.

“Në sytë e grave dhe të rinjëve kanë gjuajtur shok bomba. Menduan se duke më ngre si qen mund të përulin Serbinë dhe pupullin serb.

-Advertisement-

Pastaj më hipën në një prej mjeteve transportuese. Kam pësuar disa goditje dhe jam mirë përpos disa lëndimeve në duar.

U përpoqën të më përulin, dhe bënë selfie me mua, më shtynë kalashnikovin dhe kështu …”.

Ai thotë se një polic i kishte nxjerr edhe thikën. “Njëri prej tyre më nxorri edhe thikën si kërcënim. Kanë kënduar edhe këngë e kështu”, ka thënë Gjuriq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera