Lajme

Gjuriq: Aleksandër Vuçiq viziton rajone të Kosovës të pashkelura nga kryetarët serbë

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 27 August 2018

Drejtori i të ashtuquajturës, Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, deklaroi se kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të vizitojë viset e Kosovës, ku asnjë nga kryetarët e mëparshëm të Serbisë nuk kanë qenë deri më tani, prandaj do të jetë një nga vizitat më të rëndësishme deri më tani.

Gjuriq më tej theksoi  se çdo vizitë e kryetarit Vuçiq për serbët e Kosovës është e rëndësishme, me ç’rast, sikundër deklaroi dhe vetë Vuçiq, do të mbajë një fjalim ndër më të rëndësishmet, njoftojnë mediet serbe.

“Ata mezi presin këtë vizitë, që do të nënkuptonte inkurajimin e tyre që të qëndrojnë në vatrat e tyre. Kjo vizitë nuk do të jetë konvencionale, por Vuçiq do të shohë mundësinë që të ketë kontakte me banorët që kanë vështirësi, atje ku asnjë kryetarë deri më tani nuk kanë vizituar ato vende, me të cilët do të bisedojë hapur e pa ekuivoke dhe do t’ua sqarojë situatën në vend, por edhe rrethanat në të cilat gjendet vendi”, deklaroi Gjuriq, transmeton RTK.

-Advertisement-

I pyetur për demarkimin e kufirit Kosovë-Serbi, Gjuriq deklaroi se kjo do të mund të arrihet vetëm nëse në marrëveshje do të nënkuptonte më shumë liri politike dhe siguri për serbët, si dhe më shumë mundësi për mbështetje nga Beogradi.

“Kur të kemi zgjidhje që serbët të kenë më shumë se sa sot, ndonëse shumëkush  në Serbi e në vendet tjera të botës janë për atë që Serbia nuk merr asgjë. Vuçiq porositë se kjo nuk është e mundur, sepse edhe Serbia duhet të jetë një nga palët e suksesshme në atë proces e kjo mund të arrihet vetëm nëse serbët të jenë të kënaqur”, deklaroi Gjuriq.

Tutje, Gjuriq shtoi se Vuçiq po përpiqet ta zgjidhë këtë çështje aspak të lehtë, në vend që ta “fshehë atë nën tepih”, sepse këto bisedime nuk janë të lehta e të thjeshta, ndonëse qëndrimet tona lidhur me Kosovën janë krejtësisht të ndryshme.

“Përgjigjja jonë është të bisedojmë për zgjidhjen e problemeve, të vazhdojmë të qëndrojmë larg nga skenarët negative dhe sa ma afër zgjidhjes së çështjes si për shqiptarët, ashtu edhe për serbët. Lidhur me këtë Vuçiq investon shumë mund energji e përpjekje, por që e irriton shumë kur shumë nga liderët tjerë po përpiqen t’i frikësojnë serbët në Kosovë”, deklaroi Gjuriq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera