Lifestyle

GJUMI NDIKON TEK MOSHA/ Studimi tregon se kush kufizon gjumin për dy netë, ndihet më i vjetër

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 27 March 2024

Studiuesit në Suedi kanë zbuluar përmes eksperimenteve sociale se gjumi ndikon drejtpërdrejtë në të ndjerit më i ri ose më i vjetër. Njerëzit që e bëjnë gjumin e kufizuar për të paktën dy netë radhazi, ndihen mbi 4 vite më të mëdhenj

Gjumi i pamjaftueshëm është i dëmshëm për shëndetin, ky është një fakt i njohur botërisht. Por, një studim i ri ka gjetur prova të lidhjes së kufizimit të gjumit me plakjen.

Sipas studimit të Institutit të Stokholmit, një person me dy netë gjumë të kufizuar, (më pak se 4 orë në natë) ndihet mbi 4 vjet më i vjetër në krahasim me atë që e ka bërë të plotë ciklin e gjumit, 9 orë në natë, thuhet në botim.

-Advertisement-

Ndërsa gjumi i qëndrueshëm dhe i qetë ishte një faktor kyç për të ndihmuar në shmangien e ndjenjës së moshës së vërtetë.

Kjo u pa kur njerëzit u lejuan të qëndronin në shtrat me kohë të plotë, megjithëse efekti ishte më modest, me pjesëmarrësit në studim që pretendonin se ndjeheshin mesatarisht tre muaj më të rinj se mosha e tyre reale pas pushimit të bollshëm.

Ekspertët vlerësojnë se gjumi ndikon tek mosha jo vetëm në mënyrë afatgjate, por edhe nëse bëhet fjalë vetëm për dy netët e fundit, dhe kjo pastaj sjell pasoja të tjera.

Përtej thjesht ndjenjës më të dobët, perceptimi i të qenit shumë vite më i vjetër mund të ndikojë në shëndetin e njerëzve duke inkurajuar ushqimin jo të shëndetshëm, duke reduktuar ushtrimet fizike dhe duke i bërë njerëzit më pak të gatshëm për t’u shoqëruar dhe për t’u përfshirë në përvoja të reja.

Eksperimentet u kryen mbi 429 persona të moshës 18 deri në 70 vjeç që iu përgjigjën pyetjeve se sa vjeç ndiheshin dhe sa netë kishin fjetur keq muajin e kaluar, ndërsa përgjumja e tyre u vlerësua gjithashtu sipas një shkalle standarde të përdorur në kërkimin psikologjik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera