Gjukanoviq: Serbia dhe Republika Srpska përfaqësojnë Rusinë në Ballkan
Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 08 December 2022
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, akuzoi Serbinë dhe Republika Srpska se përfaqësojnë Rusinë në Ballkan.
Duke folur në një panel të organizuar nga socialdemokratët evropianë në Vjenë, ai tha se në vitin 2016, Rusia u përpoq të bënte një grusht shteti në Mal të Zi për ta penguar atë të anëtarësohej në NATO, transmeton N1.
Ndonëse nuk ia doli me këtë, Gjukanoviq thotë se pritej që Rusia të mos e pranonte lehtë “shuplakën që mori nga një Mal i Zi i vogël”.
“Dhe ajo nuk u pajtua. Ajo ka bërë luftën e saj hibride gjatë gjithë këtyre viteve”, tha ai, duke shtuar se më pas u shfaqën “bashkëpunëtorët rus nga rajoni”.
“Mos harroni se në ato katër vite, Rusia instaloi dy nga bazat e saja për të zhvilluar një luftë hibride në rajon, në Serbi dhe Republika Srpska. Vetëm një i verbër nuk dëshiron ta shohë këtë”, tha presidenti malazez.
Ai shtoi se Rusia ka zhvilluar ndikimin e saj në shumë fusha, se ka zhvilluar struktura mediatike, inteligjente dhe sigurie, por edhe struktura ekonomike dhe energjetike dhe se abuzon me kishën ortodokse në rajon.
“Nuk është çudi që vendet e vogla si Mali i Zi nuk ishin në gjendje t’i rezistonin plotësisht një agresioni të tillë”, pohoi Gjukanoviq.
Të tjera
-
Shkëlqim Devolli me kongresistë dhe ekipin e ngushtë të Presidentit Trump, në përgatitjet ceremoniale
Sipërmarrësi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, po qëndron në Shtetet e Bash...
-
Dervishaj në udhëtim me rininë: Takim i paharrueshëm, diskutuam për 77 probleme e 77 zgjidhje për ta
Kandidati për deputet me numër 77 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës,...
-
Genc Prelvukaj për herë të parë tregon rrëfimin interesant se si Hashim Thaçi e ftoi në PDK
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Genc Prelvukaj ka fol...
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e BMW X-5 në Kaçanik, e shiti jashtë vendit
Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 23.10.2024, rreth orës 21:10, në sta...
-
Lista- Cilat vende kanë ndaluar përdorimin e TikTok dhe pse?
Gjykata e Lartë e SHBA-së la në fuqi këtë të premte ligjin që do të ndalojë a...
-
Bedri Hamza në Istog: Për studente dhe studentë, 25 milionë euro çdo vit bursa studentore
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...
-
Vëllai i heroit Agim Ramadani në mbështetje të kandidates së PDK-së për deputete, Arbiana Xhemajli
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ar...
-
Bedri Hamza në Istog: Le të bashkohemi edhe më shumë, sepse Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarët e...
-
Zgjedhja e kontestuar e kryetarit të KPM, AAK: Jemi të shqetësuar, tentim i regjimit të Kurtit për kontroll të mediave
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është shprehur e shqetësuar, dhe ka kundërs...
-
Haradinaj, Gërvallës: Meriton aplaus se bandite je ti, dhe jo luftëtarët e lirisë
Daut Haradinaj, kandidati për deputet i AAK-së, i ka kthyer përgjigje deklara...
-
Edon Zhegrova takohet me një tifoz të veçantë, udhëtoi nga Koreja e Jugut për ta takuar ”luanin” e Kosovës
Kim Yeon-Su, një tifoz i Lille nga Koreja e Jugut u takua sot me futbollistin...
-
Zhvillimet në KPM, Molliqaj: Sulm i pa precedentë ndaj fjalës së lirë
Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka reaguar për zhvillimet e sotme në KMP ku ...