Fun & Video

Gjuetari kapi një dre, që në brirë e kishte edhe një kokë tjetër (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 19 November 2018

Bob Long nga Kentucky i Shteteve të Bashkuara, ka mbetur i habitur me një dre që vrau në mal, i cili në brirë e kishte edhe një kokë tjetër.

Kur e pa nga larg, gjuetari mendoi se i kishte brirët e gjerë, ndërsa ishte shënjestër e mirë për ta kapur,

“Pasi e qëllova dhe i shkova pranë, pashë se e kishte edhe një kokë bashkë me brirë. Mund të thuhet se janë dy trofe në një”, ka thënë Long.

-Advertisement-

Sipas të gjitha gjasave, koka tjetër që ishte e dekompozuar, i përkiste kundërshtarit të tij, që ia ka këputur derisa ishin në dyluftim për territore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera