Lajme

Gjuajtje me armë zjarri në Pejë, plagosen dy persona e arrestohen shtatë të tjerë

Autori: Gazeta inFokus 08:21 | 03 November 2021

Mbrëmë në Pejë janë plagosur dy persona me armë zjarri.

Rastin për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur pas orës 23:00 dhe të përfshirë kanë qenë nëntë persona.

-Advertisement-

“Mbrëmë rreth orës 23:25 minuta në rrugën “Sak Fazlia në Pejë. Policia është informuar se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Si pasojë e këtyre të shtënave nga një grup të rinjësh, gjithsej nëntë persona të përfshirë , dy persona kanë pësuar lëndime trupore , janë lënduar , të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa njëri nga këta të dy për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK në Prishtinë”, ka deklaruar ai për FrontOnline.

Ai ka bërë të ditur se Policia ka arrestuar shtatë persona në këtë rast dhe rasti cilësohet si tentim vrasje e rëndë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera