Lajme

Gjuajtje me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe policëve në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 07 November 2021

Një person ka njoftuar policinë se është kanosur nga një i dyshuar pas një mosmarrëveshjeje.

Pasi policia ka arritur në vendin e ngjarjes, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe zyrtarëve policorë.

Më pas i njëjti është larguar nga vendi i ngjarjes ku aty janë sekuestruar dy gëzhoja dhe një fishekë.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË ARMËMBAJTJE PA LEJE /Prishtinë 06.11.2021-18:00. Viktima mashkull ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Pasi ka arritur policia në vendin e ngjarjes i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe zyrtarëve policor dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy gëzoja dhe një fishekë. Rasti vazhdon të hetohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera