Lajme

Gjoshi: Kurti po rrezikon t’i prishë raportet me miqtë ndërkombëtarë

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 25 March 2022

Sekretari për organizim dhe zgjedhje i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, vlerëson se kryeministri Albin Kurti ka filluar të humb durimin dhe po prishet me secilin aleat të Kosovës, që nga dita kur e kuptoi se ka rënie të madhe në elektorat dhe që kjo rënie nuk po din të ndalet.

Gjoshi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Albin Kurti ka filluar t’i shkruaj letra qortuese BE-së, pa arritur të dallojë se në çfarë gjuhe flitet me miq.

“Duke tentuar që ta kompensojë humbjen e madhe të besimit të qytetarëve, edhe të atyre që i besuan me sy mbyllur, po krijon tensione dhe rreziqe të panevojshme me Aleatët e Republikës së Kosovës, të cilët ndihmuan në lirinë dhe pavarësinë e saj.

-Advertisement-

Politika e tillë populiste dhe pa kokë e z. Kurtit, jo vetëm që do të krijojë frikë e panikë të panevojshme, por po rrezikon seriozisht raportet me SHBA-të dhe BE-në. Kjo politikë, me rezultatin e saj katastrofal, do të ishte dhurata më e mirë per Vuqiqin”, shkroi Gjoshi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera