Lajme

Gjoshi i PDK-së: Kurti po refuzon ta zbatojë vendimin e gjykatës për rrymën, presidente ku je?

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 24 May 2022

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka alarmuar se kryeministri Albin Kurti ka dalë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit e cila ka vendosur të shtyhet ekzekutimi i vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji lidhur me shtrenjtimin e rrymës.

“Por, merreni me mend, Albin Kurti po del kundër vendimit të gjykatës. Ai nuk po pyet për sistem të drejtësisë. Albin Kurti po don, edhe përkundër vendimit të gjykatave, t’ua faturojë rrymën me çmimin më të lartë mbi 100%. Kjo është e rrezikshme dhe zhbërje e sistemit të drejtësisë. Presidente, ti që kujdesesh për unitetin, ku je? Pse nuk po reagon?”, tha Gjoshi nëpërmjet një reagimi në në Facebook.

Gjykata e Apelit e ndaloi të paktën përkohësisht shtrenjtimin e rrymës, pas ankesës së PDK-së e cila e kishte cikësuar si të kundërligjshëm vendimin për shtrenjtim të energjisë elektrike.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera