Gjoshi i PDK-së: Ja sa mund të dënohen qeveritarët për rastin tragjik të vdekjes së Agon Musliut
Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 04 May 2020
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social facebook, ka treguar se qeveritarët përgjegjës i pret burgi sespe sipas tij “Ligjet ndëshkojnë ata që me veprimet apo mos-veprimet e tyre shtytin, nxisin apo krijojnë kushtet, që një person të vrasë veten.”
Ai shpjegon se dokumentet e nxjerra nga mediat vërtetojnë se institucionet përkatëse ishin në dijeni për problemet shëndetësore të Agon Musliu e duke mos i marrë parasysh ato kanë bërë një neglizhencë të rëndë që ka qënë shkaktare e vetëvrasjes.
Duke u thirrur në profesionin e tij si jurist, Gjoshi citon nenin 177 të kodit penal që në rastet e vetëvrasjes i dënon personat e implikuar me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. Sipas Gjoshit, faktet gjithashtu vërtetojnë se qoftë ambasada e Kosovës në Berlin e qoftë qendra e shtabit emergjent të Gjilanin kishin paralamëruar ccdo detaj për Agon Musliu, pra ministri Vitia dhe kolegët e tij kanë gënjyer kur thanë që nuk dinin gjë.
Për shkeljen e bërë duke paraqitur informacione të rrema Gjoshi përmend se neni 233 i Kodit Penal parashikon “gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet.” Postimi i plotë i Betim Gjoshit në facebook gjendet në vijim: Sot dolën dokumente zyrtare që tregojnë qartësisht se Ambasada e Kosovës në Gjermani kishte njoftuar se i riu Agon Musliu e kishte gjendjen jo të mirë shëndetësore dhe për këtë posedonte vërtetim.
Pra, bëhet fjalë për një vetëvrasje që mund të ishte parandaluar nëse do të ishin ndërmarrë masat me kohë. Për këtë ka përgjegjëse penale. Shkresat e Ambasadës së Gjermanisë nuk janë dokumentet e vetme që dolën në publik. Edhe Qendra e Shtabit Emergjent në Gjilan kishte vënë në alarm institucionet në Prishtinë që merren me karantinën për rrezikun e shëndetit mendor.
Këto dokumente dëshmojnë se institucionet përgjegjëse ishin të paralajmëruara për çdo detaj rreth Agon Musliut dhe kishin rekomandim që ai mos të mbahej në karantinë. Ligjet ndëshkojnë ata që me veprimet apo mos-veprimet e tyre shtytin, nxisin apo krijojnë kushtet, që një person të vrasë veten. Sipas Kodit Penal të Kosovës, Neni 177, penalizon <Shtytjen në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje>.
Aty thuhet shprehimisht se (1) Kushdo që shtytë ose ndihmon personin tjetër për të bërë vetëvrasje dhe vetëvrasje kryhet, dënohet e burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. Po ashtu, duhet theksuar se z. Vitia dhe zyrtarët tjerë që kanë deklaruar se nuk kanë pasur informacion për problemet shëndetësorë të të riut Agon Musliut – dokumentet e dala nga korrespodenca mes institucineve shtetërore dëshmojnë se institucionet kanë qenë në dijeni se ai ka pasur probleme shëndetësore. Kodi Penal i Kosovës, Neni 323, penalizon <Mashtrimin>.
Sipas këtij neni mashtrimi përkufizohet dhe penalizohet kështu: Mashtrimi 1. Përveç siç parashihet në nenin 324 të këtij Kodi, kushdo që me anë të paraqitjes së rreme të fakteve apo duke fshehur faktet ose në çfarëdo mënyre tjetër mashtruese dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo personin tjetër, ose për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe me këtë e nxit një person që të kryej apo të mos kryej një veprim, i cili rezulton në dëm material të pasurisë së tij/saj apo të pasurisë së personit tjetër ose rezulton në dobi pasurore të kundërligjshme, për veten apo personin tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...