Lajme

Gjoshi i PDK: Pjesëtarët e bandave në veri po lirohen në koordinim me Radjoçiçin

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 22 July 2023

Sekretari i PDK, Betim Gjoshi, ka akuzuar kryeministrin Kurti se të dyshuarit për sulme ndaj gazetareve po i liron në koordinim me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiçit.

Ajo ka thënë se Qeveria e Kosovës po i liron serbët e arrestuar nën dyshimin për vepra të rënda penale me të njëjtën strategji që dikur ka liruar ish-policin serbe, Dejan Pantiç.

“Kryeministër, ti si bashkëpunëtor i kryekriminelit dhe nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiqit, je duke i liruar pjesëtarët e bandave të tij. Qeveria Zdravo po shtiret sikur nuk po e din se pse po lirohen serbët e arrestuar nën dyshimin për vepra të rënda penale, por strategjia që e keni përdorur me lirimin e Pantiqit, nuk iu dhezë më. Të gjithë po e dijmë se ju koordinoheni me Milan Radojçiqin. Edhe lirimin e tyre e keni të koordinuar”, ka shkruar Gjoshi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera