Sport

Gjobitet Garet Bale, bie “viktimë” e tatimeve në Spanjë

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 25 October 2018

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale ka marrë një gjobë prej 337 mijë eurosh nga autoritetet tatimore të Spanjës për shmangie të taksave nga të ardhurat e të drejtave të imazhit.

“El Mundo” ka raportuar se gjoba ka të bëjë me një incident të vitit 2013, vit në të cilin u transferua te Real Madridi nga skuadra e Tottenhamit.

Bale atë vit nuk i ka deklaruar të hyrat nga të drejtat e imazhit dhe për këtë arsye tash duhet ta paguajë gjobën, në të cilën është përfshirë edhe interesi i përgjithshëm. Kohët e fundit, një numër i madh i futbollistëve kanë marrë gjoba nga autoritetet tatimore të Spanjës për shkak se nuk kanë deklaruar në mënyrë korrekte të ardhurat nga reklamat. Më herët janë gjobitur edhe Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera