Lajme

Gjobë ose burgim deri në 6 muaj – avokati tregon se cilat janë dënimet në Kosovë për shkelje të urdhrit për mbrojtje

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 01 December 2022

Shkelja e urdhrit për mbrojtje është vepër penale, e cila në Kosovë dënohet me gjobë nga 200 deri në 2 mijë euro, ose me burgim deri në gjashtë muaj.

Kështu ka bërë të ditur avokati Arianit Koci, i cili ka kërkuar që dënimet të ashpërsohen.

“Shkelja e urdhrit për mbrojtje është vepër penale. A e dini cili është dënimi? Gjoba prej 200 euro deri në 2 mije euro ose me burgim deri në gjashtë muaj. Anomali. Pak, shumë pak! Dënimi duhet të ashpërsohet urgjentisht”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Tutje, Koci ka thënë se edhe Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje duhet të ndryshohet dhe të plotësohet.

“Rrethanat në shoqëri – vrasjet makabre të grave, e imponojnë këtë. Natyrisht, duhet të rritët edhe efikasiteti i gjykatave, prokurorive dhe policisë! Sidoqoftë, jemi shoqëri reaktive. Gjykata me urgjencë sot e caktoi seancën për urdhrin mbrojtës të klientes sime”, ka shtuar avokati.

Rasti tragjik i vrasjes së gruas shtatzënë tronditi opinionin ditën e djeshme. 35-vjeçarja që ishte në muajin e fundit të shtatzënisë dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka qenë në proces të ndarjes.

Ajo kishte urdhër-mbrojtjeje të vlefshme deri në mars për shkak të dhunës së i dyshuari kishte ushtruar mbi të. I dyshuari është Sokol Halili, i cili është ende në arrati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera