Lajme

Gjoba që e mori KESCO është 20 mijë euro (DOKUMENT)

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 19 August 2024

Agjencia për Informim dhe Privatësi e ka gjobitur me 20 mijë euro Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) për shkelje të privatësisë së konsumatorëve.

Në vendimin e AIP që e ka siguruar Klankosova.tv, potencohet se këtë gjobë, KESCO duhet ta paguajë në afat prej 30 ditësh.

-Advertisement-

Deri tek kjo gjobë erdhi pas ankesave që Agjencia për Informim dhe Privatësi pranoi nga qytetarët “KESCO ka shpërndarë faturat mujore për shpenzimin e energjisë elektrike duke mos i aplikuar masat e sigurisë dhe duke i lënë qasje personave të paautorizuar në të dhënat personale të konsumatorëve”, transmeton Klankosova.tv.

“Gjatë shqyrtimit të ankesave, AIP ka konstatuar se KESCO ka dështuar të zbatojë masat e sigurisë për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve, duke shkelur kështu detyrimet e saj ligjore”, u tha në vendimin për gjobë të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera