Gjoba ndaj Organizatës Trump, vendimi i gjykatës që u mbajt i fshehtë

Autori: Gazeta inFokus
09:30 | 15 December 2022
Kompania e ish-Presidentit Donald Trump “Organizata Trump” është dënuar me një gjobë prej 4,000 dollarësh vitin e kaluar, në një vendim të mbajtur të fshehtë deri më sot, për shkak të pengimit të punës së jurisë së madhe, duke mos dorëzuar në mënyrë të përsëritur në kohë dokumentet që i ishin kërkuar. Vendimi u mësua të martën, kur u bënë publike vendimet e gjykatës.
Në vendimin e tij gjyqtari Juan Manuel Merchan thekson se Organizata Trump, nuk i ishte bindur me vetëdije katër thirrjeve dhe tre urdhrave të gjykatës, duke dëmtuar punën e prokurorëve të Manhattanit, të cilët ishin lënë të papërgatitur për të marrë në pyetje dëshmitarët.
Kërkesat për dokumentet, të lëshuara në mars, prill, maj dhe qershor të vitit 2021, i paraprinë ngritjes së akuzave për mashtrime me taksat ndaj kryefinancierit të Organizatës Trump në korrik të vitit 2021 për përfitime të paligjshme nga kompania. Organizata Trump, u dënua këtë muaj dhe përballet me një gjobë deri në 1.6 milionë dollarë.
Gjoba prej 4000 dollarësh për moszbatim të urdhrave të gjykatës, ishte maksimumi i lejuar me ligj.
Kjo shënon një tjetër përplasje që përfshin ish-presidentin Trump, i akuzuar edhe në raste të tjera për keqpërdorim ose mos vënien në dispozicion të të dhënave. Në prill, një gjykatës e shpalli zotin Trump fajtor dhe e gjobiti atë me 110,000 dollarë pasi kishte vonuar përgjigjen ndaj një fletëthirrjeje të lëshuar nga Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut. Ish-presidenti është gjithashtu nën hetim për posedimin dhe mënyrën e trajtimit të dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij Mar-a-Lago në Floridës.
Gjykatësi Merchan nuk e qartësoi procedurën e gjobitjes së Organizatës Trump, duke thënë se ai do të priste derisa të përfundonte ky gjyq, për të bërë publike të dhënat në lidhje me një tjetër proces, të mbajtur vitin e kaluar të cilin gjithashtu nuk e specifikoi.
Prokurorët e Manhatanit, të irrituar me mospajtimin e kompanisë për t’iu bindur fletëthirrjeve dhe urdhrave të gjykatës, kishin kërkuar vendosjen e gjobave ndaj saj prej 60,000 dollarësh në ditë sipas gjykatësit Merchan.
Avokatët e Organizatës Trump patën argumentuar se kompania kishte ofruar dokumente në mënyrë të qëndrueshme, që kishin arritur deri në më shumë se 3.5 milionë faqe të dorëzuara. Megjithatë zoti Merchan tha se kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur kërkesën e prokurorisë për gjobitje të kompanisë, në kushtet kur ajo nuk përmbushi plotësisht asnjë nga afatet e caktuara.
Në gjyqin për mashtrim me taksat, të përfunduar së fundmi, dy entitete biznesi të lidhura me Organizatën Trump u dënuan më 6 dhjetor lidhur me akuza për konspiracion dhe falsifikimin të të dhënave të biznesit. Masa e dënimit është caktuar të jepet më 13 janar. Avokatët mbrojtës kanë njoftuar se do ta apelojnë vendimin. Vetë zoti Trump nuk ishte në gjyq.
Më herët gjatë këtij viti, ish-shefi i financave në Organizatën Trump, Allen Weisselberg, pranoi fajësinë lidhur me akuzat për manipulim të të dhënave të kompanisë, me synimin për të paguar më pak taksa, veprime nga të cilat ai kishte përfituar një apartament në Manhattan dhe makina luksoze. Marrëveshja me prokurorët për të dëshmuar i siguroi atij një dënim me vetëm pesë muaj burg./VOA

Të tjera
-
Gucati: Kurti, Hashimin e Kadrinë i ka fobi, edhe në ëndërr i sheh
Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ashpër pas deklaratës së ...
-
Zjarret përfshijnë disa fshatra të Istogut, kryetari thërret për kujdes dhe mobilizim
Pas përhapjes së zjarreve në fshatrat Kovragë, Veriq, Osojan dhe Gurrakoc, kr...
-
Trafikonin vajza të mitura për shërbime se*ksuale – ngritet aktakuzë ndaj dy personave në Ferizaj
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton opinionin...
-
Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, aktivizohet IPK-ja për hetimin e reagimit të policëve
Inspektorati Policor i Kosovës ka dalë me reagim lidhur me incidentin e ndodh...
-
Dogana parandalon kontrabandën, kapen në kufi 29 lloje mallrash komerciale
Dogana e Kosovës ka ndaluar përkohësisht mallra me vlerë rreth 1,800 eurosh, ...
-
“Po luftoj e vetme për drejtësi”, gruaja e ish-policit që u arrestua në Serbi thotë se është braktisur nga shteti i Kosovës
Arieta Spahiu, bashkëshortja e Arbnor Spahiut – ish-pjesëtar i Njësisë Specia...
-
Vdekja e 27 vjeçarit në Lipjan pas arrestimit, Policia thotë se ndërhyri për ta vënë situatën në kontroll: Po sulmonte vetura e kalimtarë
Qytetari Agon Zejnullahu ka vdekur në orët e para të së hënës pak pasi u arre...
-
KQZ: Ndërrimi i Qendrës së Votimit, i hapur deri në fund të gushtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se është në vazhdim per...
-
Osmani takohet me ambasadorin francez, e njofton për konsultimet me partitë për konstituimin e kuvendit
Presidentja Osmani e ka pritur në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guerot...
-
Kryeziu i KDI-së për bllokadën: Kriza është veç “Albin Kurti a do të jetë kryeministër a jo?”
Ismet Kryeziu i KDI-së referuar bllokadës në Kuvendin e Kosovës tha se kriza ...
-
Problemet në gjendjen civile, MPB’ja del me një sqarim
Ministria e Punëve të Brendshme ka sqaruar se përgjatë paradites së të hënës ...
-
Vetaksidenti në Batllavë, një nga të lënduarit në gjendje të rëndë
Një grua është në gjendje shumë të rëndë si pasojë e një vetaskidenti me katë...