Gjithçka që duhet të dini për duelin e sontëm, Krasniqi vs Kashtanov
Autori: Gazeta inFokus
18:58 | 02 Qershor 2018
Haxhi Krasniqi do të përballet në Bad Tolz ndaj Stanislav Kashtanov në atë që është dueli për titullin në kategorinë super të mesme.
Sonte më 2 qershor i vjen fundi pritjes. Në Arena në Bad Tolz do të mësohet bartësi i ri i titullit në EBU për kategorinë super të mesme.
Në krahinën bavareze takohen në duelin kryesor shqiptari nga Kosova me banim në Munich, Robin Krasniqi përballë rusit, Stanislav Kashtanov. Pas këtij dueli, fituesi do të mund të quhet lirshëm kampion i Evrës, kurse humbës pos që do të zhgënjehet, do të ketë një rast unikal të humbur për karrierën.
A do të bëhet Haxhiu sërish kampion i Evropës?
Për shqiptarin nga Kosova nuk do të ishte hera e parë që ai do të shpallej kampion i Evropës. Boksieri 31 vjeçar e fitoi këtë epitet në vitin 2011 pasi në luftën e parë për titull mposhti në katër raunde Abdelkahim Derghal me nokaut teknik, me ç’rast u shpall edhe kampion i Evropës në ËBO në kategorinë gjysmë të rëndë.
Pas një mbrojtje të titullit dhe fitoreve tjera, boksieri kishte edhe një duel për titullin e kampionit të botës në BO ndaj britanikut Nathan Cleverly. Krasniqi kaloi 12 raunde ndaj bartësit të titullit, por me vendim të gjyqtarëve u deklarua i mposhtur nga britaniku. Në Bad Tolz 31 vjeçari e ka edhe një rast që të fitojë një tjetër titull në karrierën e tij.
Statistikat e Krasniqit janë impresive. Ai ka 52 duele të zhvilluara dhe plot 47 herë ka triumfuar. Ai ka 17 nokaute të realizuara ndaj kundërshtarëve.
Vetëm dy humbje për 15 vjet, Stanislav Kashtanov i motivuar ndaj Krasniqit
Në anën e kundërshtarit te rusi Stanislav Kashtanov shihet se ka statistikë ngjashmërisht pozitive. Boksieri 33 vjeçar humbi që prej debutimit të tij në vitin 2003 vetëm dy përballje dhe gjunjëzoi plot 36 herë kundërshtarët e tij. Plot 21 duele ai i përfundoi me nokaut.
Edhe për nga madhësia trupore të dy kundërshtarët janë të ngjashëm. Krasniqi është për herë të parë një centimetër më i shkurtër se sa një kundërshtar i tij. Krasniqi ka një përparësi për gjerësinë e krahëve, plot 10 centimetra arrin të zgjasë krahët më shumë se sa rusi dhe kjo është një përparësi.
Ku ta shikoni duelin Krasniqi – Kashtanov?
Kujtesa ka të drejtat ekskluzive të transmetimit të përballjes për titull të kampionit EBU të shqiptarit nga Juniku me banim në Munich.
Përballja zhvillohet sonte (e shtunë) pas orës 23:00 në Kujtesa Sport.

T� tjera
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...






























