Gjithçka e tij, makina, avioni, jahti, pallati etj, janë të veshur në ar. Njihuni me sulltanin e kohëve moderne me pasuri marramendëse
Autori: Gazeta inFokus
10:33 | 15 July 2022
Brunei- Ka njerë mbi këtë Tokë që nuk ekzistojnë as në ëndrra.
Hassanal Bolkiah ibni Omar Ali Saifuddien III – ose Sulltani i Bruneit siç njihet nga shokët e tij – mendohet të ketë një vlerë neto prej rreth 30 miliardë paund. Dhe ai nuk ka frikë të mburret për paratë e tij.
Sulltani erdhi në pushtet më 5 tetor 1967, duke marrë detyrën nga Omar Ali Saifuddien për t’u bërë sundimtari i 29-të i vendit.
75-vjeçari është gjithashtu kryeministër, ministër i Mbrojtjes dhe ministër i Jashtëm. Pra, nuk është çudi që ai ka grumbulluar një sasi jashtëzakonisht të madhe pasurie, e cila shkon me titullin e tij fuqiplotë.
Titulli i tij i plotë është Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah Mu’izzaddin Waddaulah ibni Al-Marhum Sulltan Haxhi Omar ‘Ali Saifuddien Sa’adul Khairi Waddien, Sulltan dhe Yang Di-Pertuan nga Brunei Darussalam.
Sa i përket pasurisë së tij, ai ka aq shumë para sa dikur shpenzoi rreth 15,000 £ për një prerje flokësh.
Ai është i njohur po ashtu për avionët e tij privatë të veshur me ar. Avioni Boeing 747, me vlerë rreth 350 milionë funte, ka një lavaman ari, dritare dhe tavolina të veshura me ar, sedilje lëkure dhe shtesa të tjera me vlerë 100 milionë funte brenda. Disa raporte pretendojnë se ai ka dhe 7000 makina luksoze. Koleksioni i tij përmban, sipas shumë burimeve, 365 Ferrari, 275 Lamborghini, 258 Aston Martin, 172 Bugattis, 230 Porshe, 350 Bentley, 600 Rolls Royce, 440 Mercedes Benze, 265 Audivers dhe 237 BMW3.
Nuk dihet se ku i ruan ato, megjithëse disa raporte tregojnë se ai i jep me qira koleksionistëve të makinave për të siguruar të ardhura të mëtejshme. U përfol se ai zotëronte më shumë se gjysmën e të gjithë makinave Ferrari të shitura midis viteve 1990 dhe 2000.
Por kaq madhështore wshtë dhe ndërtesa ku ai banon. Pallati Istana Nurul Iman është ndërtuar në vitin 1984. Ai shtrihet në një sipërfaqe të madhe prej dy milionë metra katrorë dhe është vendi më i madh në botë, sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness.
Ai vjen i kompletuar me një kupolë floriri 22 karatësh, 1700 dhoma, pesë pishina të mëdha dhe 257 banja – sepse atij i pëlqen qartë larmia kur ka nevojë për tualet.
Ai gjithashtu ka 110 garazhe, të cilat mund të shpjegojnë se ku ruan koleksionin e tij të jashtëzakonshme të makinave. Çuditërisht, dikush llogariti se ka 564 llambadarë të cilëve u nevojiten 51,000 llamba për të punuar. Siç pritet nga çdo udhëheqës i pasur, ai ka kopshtin e tij zoologjik privat që përmban 30 tigra të Bengalit, disa skifterë dhe një mori flamingosh.
Pallati nuk është i hapur për publikun, por përdoret për funksione të rëndësishme shtetërore dhe festa specifike myslimane, kur rreth 110,000 njerëz e vizitojnë gjatë festës së Fitër Bajramit. Vlerësohet në rreth 1.3 miliardë paund, por ka të ngjarë të mos dalë kurrë në tregun e hapur.
Sulltani është martuar tre herë. Ai u martua me Raja në 1965, por gjithashtu u martua me Hajah në 1982 dhe Arinaz në 2005, duke pasur 3 gra në të njëjtën kohë, deri sa me dy gratë e fundit u divorcua përkatësisht në 2003 dhe 2010.










T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...































