Lajme

Gjinovci e quan të tmerrshme paraqitjen e Kurtit në intervistë: Kurgjo s’tha

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 22 March 2023

Drejtori ekzekutiv në Organizatën për Rritjen e Cilësisë në Arsim njëherit edhe analist, Rron Gjinovci, si rrallë herë ka kritikuar paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti.

I pari i qeverisë të mërkurën ishte i ftuar në Radio Televizionin e Kosovës, ku foli edhe për takimin e Ohrit.

E këtë paraqitje të Kurtit e ka quajtur të tmerrshme Gjinovci, duke thënë se Kurti nuk tha asgjë.

-Advertisement-

“Paraqitje e tmerrshme e Kryeministrit në RTK. Kurgjo s’tha”, ka shkruar Gjinovci.

Në këtë intervistë për televizionin publik, kryeministri Kurti ka thënë se në planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Kjo pasi, ai tha se Kosova dhe Serbia, të dyja palët e konfirmuan obligimin e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara për të cilat ngelen valide dhe të obligueshme.

“Ka asociacion, neni 10 thotë që të dyja palët e konfirmojnë obligimin e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara për të cilat ngelen valide dhe të obligueshme. 39 marrëveshje janë. Dy prej tyre, marrëveshja për kthimin e librave katasdralë që s’ka ndodh as sot e kësaj dite, ndërkaq ajo marrëveshja e parë e parimeve, ku 6 pikat e para janë për Asociacionin është marrëveshja e 16 që muajin që vjen i mbush 10 vjet”, ka thënë Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera