Gjinovci doli me biçikletë për t’ia qitur lapsin numrit të protestuesve: Maksimum 30 mijë, tung tash
Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 02 April 2023
Analisti Rron Gjinovci ka shpejtuar për t’i bërë disa llogari për numrin e pjesëmarrësve në marshin e sotëm në Prishtinë, që u mbajt në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj të cilëve nesër do të nis gjykimi në Gjykatën Speciale në Hagë.
Sipas tij, në këtë marsh protestues s’ishin më shumë se 30 mijë pjesëmarrës. Po kaq, sipas tij, ka pasur në protestën e 17 shkurtit të vitit 2016, të organizuar nga LVV-ja, AAK-ja e Nisma.
“Si përfundim protesta e sotme ka pasë maksimum 30 mijë protestus. Edhe me 2016 kaq ka pasë. Ksaj radhe protestën e ka mbështetë edhe pushteti edhe pjesa ma e madhe e opozitës. Atëherë veç opozita. Tung tash”, ka shkruar Gjinovci.
Postimi i Rron Gjinovcit:
E njejtë në numra ka qenë protesta e 17 shkurtit 2016 e VV,-AAK-NISMA. Kritika jeme ka qenë e njejtë edhe atëherë. Thjesht mos hiperbolizoni se ka matje shkencore për këtë punë.
Dola personalisht dhe e inspektova me biçikletë në të gjitha anët fundore protestën. Në ora 14:40, pra në kulmin e saj, protesta shtrihej prej ndërtesës së Qeverisë deri te restoran Rings. Me anë të Gjeo Portalit sikurse në foton e ilustrume shihet matja e hapsinës ku u shtri protesta. Pra 10622.77 metra katrorë. Le të themi që afër ndërteses së Qeverisë ku e pash me sytë e mi turma ishte e ngjeshun dhe nuk mujshe me kalu duke e shty biçikletën, por as me trup pa u fërku me trupa tjerë. Llogarisim që dendësia do t’ketë qenë diku 4 veta në metër katror, dmth të 4 trupat preken mes vete. Por, te Rings deri te Swiss Diamond mujshe me kalu duke e shty biçikletën me dorë.
Dendësia varirojke prej 1 person për metër katror deri në 1 person në 2 metra katrorë, dmth goxha shlirë. Po e marrim mesataren ma optimiste për gjithë hapsinën, që është 3 veta për metër katror.
Shkojmë me llogaritje:
10622.77 X 3 = 31868
E njejtë në numra ka qenë protesta e 17 shkurtit 2016 e VV, AAK, NISMA. Kritika jeme ka qenë e njejtë edhe atëherë. Kuptojeni që sheshet tona krejt bashkë deri te Grandi (që nuk janë mushê asnjiherë) nuk kanë kapacitete për ma shumë se 40 mijë protestues. (Atëherë matja ka qenë me një aplikacion tjetër).
Si përfundim protesta e sotme ka pasë maksimum 30 mijë protestus. Edhe me 2016 kaq ka pasë. Ksaj radhe protestën e ka mbështetë edhe pushteti edhe pjesa ma e madhe e opozitës. Atëherë veç opozita. Tung tash.
Të tjera
-
E rëndë: Vdẹs 36-vjeçari në Podujevë, po merrte infuzion për gripin sezonal
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka ndërruar jet...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi ndryshim gradual të motit. Paradite ende do të...
-
Sherr me sende të forta në Tiranë, dy persona përfundojnë në spital
Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndr...
-
Berisha zbulon arsyen pse nuk e ka takuar ende Ilir Metën në burg
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme ...
-
Zyrtari amerikan nesër në Kosovë, pritet në takim nga Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të pres në takim zëvendës-sekret...
-
KFOR: Morëm garancë me shkrim se FSK-ja nuk do të dërgohet në veri
Në media, ditën e djeshme u raportua për një “zotim” të ri të Qeverisë së Kos...
-
Krasniqi: Së bashku për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe plotë shpresë
Deputetja dhe kandidatja e tashmë për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosov...
-
Bedri Hamza: Investimet në energjinë e ripërtërishme më nuk do të zvarriten, procedurat do të kryhen në një sportel
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video ku fle...
-
Nura priti në takim deputeten Musliu: Përvoja e saj profesionale dhe përfaqësimi i dëshmuar i zërit qytetar, janë vlera të dallueshme për të
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, sot ka pritur në takim deputete...
-
Dervishaj: Kështu i ka hije, duhet me u mbledhë bashkë e me diskutu kur është në pytje Kosova
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
“Superligë e korrupsionit” – Arton Demhasaj i AAK-së me kritika të ashpra për qeverinë Kurti
“Superligë e korrupsionit”. Këtë cilësim ia ka bërë Arton Demhasaj punës katë...
-
E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA’së takon Osmanin në prag të vizitës së zyrtarit amerikan
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngar...