Lajme

Gjinovci: Dështimet në UP do t’ia faturojmë kryeministrit Kurti

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 19 July 2023

Rron Gjinovci nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) përmes një aksionit protestues “Kthimi i trurit apo kapja e Universitetit” sot shfaqi pakënaqësitë lidhur me emërimin e pozitave të ndryshme akademike në UP.

Gjiovci u shpreh se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e ka pasur të gatshme biografinë e rektorit Qerim Qerimi, sepse sipas tij, që nga fillimi e ka ditur se kush do ta marrë postin e rektorit.

Gjinovci, ndër të tjera tha se për të gjitha dështimet e Universitetit të Prishtinës do të marrë përgjegjësi qeveria aktuale.

-Advertisement-

Sipas tij, janë bërë manipulime me zgjedhjen e pozitave të profesorëve e asistentëve.

“Dështimet në Universitetin e Prishtinës do t’ia faturojmë kryeministrit Albin Kurti dhe vartësve të tij, të cilët të papenguar nga ai, po veprojnë jo më ndryshe se regjimi i kalum, që e ka sjellë arsimin në gjendje të mjerushme”, tha Gjinovci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera