Lajme

Gjinovci: As unë nuk do ta lejoja Kurtin që të kandidojë

Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 20 January 2021

Aktivisti Rron Gjinovci ka thënë se nuk do ta lejonte kreun e Lëvizjes Vetëvendosje të kandidonte në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Gjinovci në Pressing të T7 ka thënë se kjo është në favor të Lëvizjes Vetëvendosje pasi sipas tij votuesit e kësaj partie do të mobilizohen edhe më shumë në zgjedhje.

“Pas vendimi të Gjykatës Kushtetuese, kam thënë edhe më herët, po te kisha qenë kryetar i KQZ-së do ta merrja vendimin e njëjtë, nuk do ta lejoja që të kandidonte. Por mendoj që kjo i konvenon jashtëzakonisht shumë LVV’së sepse kombino sondazhet të cilat e qesin si fituese në shifra jashtëzakonisht të larta, ka mundur me shkaktu dembelizëm te votuesit e Vetëvendosjes të cilët kishin me u ndi komfort me fitimin e sigurt, tash moslejimi i Kurtit me i pri listës do t’i mobilizojë edhe më shumë”, tha Gjinovci.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera