Gjini: Rivalitet ka mes vëllezërish, por Haradinaj dhe Veseli janë të pjekur
Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 21 May 2017
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma është koalicion që ka guxim dhe mundësinë për të ndërmarrë vendime të mëdha.
“Cilido qytetarë i di se është e qartë se kampi tjetër nuk mund të zgjidhë çështje të mëdha”, ka thënë Gjini, njofton Klan Kosova.
Ai ka qenë kritik për qeverinë Mustafa, duke akuzuar se nuk kanë mundur të çojnë përpara vendime të mëdha.
“Nuk guxon të mbetet një çështje e pazgjedhur për dy vjet. Nuk është Kosova që ka rregulluar gjitha çështjet se i ka mbetur një çështje e vogël për ta kalkuluar”, ka thënë Gjini, duke folur për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
“Vendimet do të merren në të ardhmen dhe nuk shohim problem të dakordohemi për tema të mëdha – kjo ka ndodhur edhe kur kemi qenë në kape të ndryshme, kur PDK ishte në pushtet e AAK në opozitë”, ka thënë Gjini në Magazina Zgjedhore.
Gjini ka thënë se PDK dhe AAK kanë pasur pikëtakime për çështje të mëdha dhe nuk do të jenë problem dakordimet as tash që janë në koalicion.
“Votuesi do ta sheh Kosovën duke lëvizur shumë më shpejtë”.
Ai më tej ka thënë se mund të ketë njëfarë lloj rivaliteti mes Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt, edhe pse janë bashkë.
“Rivalitet ka në mes të kolegëve gjithmonë, rivalitet ka edhe mes vëllezërve, por jam i bindur se Veseli dhe Haradinaj janë të pjekur për ta ditur se cilat janë rrugët për ta drejtuar vendin”, ka thënë Gjini.
“Rivaliteti është njerëzor, por pjekuria politike është përtej të nevojshmes”, ka pohuar ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...