Lajme

Gjimnazi i Malishevës voton për vazhdimin e grevës

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 29 September 2022

Çështja e grevës në arsim nuk dihet nëse do të përfundoj gjatë kësaj jave, siç ka kërkuar SBASHK-u i cili thënë se do të diskutojë me anëtarësinë për të parë mundësinë e pezullimit të grevës deri në janar 2023, dhe që mësimi të nis më 3 tetor 2022.

Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë ka njoftuar se i gjithë kolektivi ka votuar unanimisht pro vazhdimit të grevës.

Në një postim në faqen zyrtare të gjimnazit thuhet se greva duhet të vazhdoj deri në arritjen e marrëveshjes me qeverinë.

-Advertisement-

Ata thonë se janë të revoltuar me fjalorin e përdorur për diskriminimin e personalitetit të mësuesit.

“Unanimisht, i gjithë kolektivi i shkollës sonë janë pro vazhdimit të grevës deri në marrëveshje me Qeverinë (edhe ata që nuk janë anëtarë të SBASHK-ut) dhe janë shumë të revoltuar me fjalorin e përdorur për diskriminimin e personalitetit të mësuesit”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera