Sport

Gjimnasti rus me simbolin pro-rus “Z” përjashtohet nga gara dhe i kërkohet të kthejë medaljen

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 18 May 2022

Të martën, Federata Ndërkomëtare e Gjimnastikës pezulloi nga gara Ivan Kuliak për një vit dhe i kërkoi të rikthejë medaljen e tij të bronztë.

Gjimansti rus mbajti simbolin “Z” pro luftës në gjoks gjatë një ceremonie medaljeje në Kupën Botërore të Aparatit në Doha, Katar në mars.

20 vjeçari po qëndronte gjatë ceremonisë pranë rivalit të tij ukrainas, i cili fitoi medaljen e artë dhe gjatë kësaj kohe ka bërë deklarata duke mbrojtur veprimin e tij.

-Advertisement-

Në një deklaratë të martën, federata tha se veprimi i tij shkeli kodin e sjelljes. Ajo urdhëroi gjithashtu që Kulak të kthejë çmimin e tij prej 500 frangash zviceriane dhe të paguante 2000 franga zviceriane për procedurën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera