Sport

Gjilani prezanton ndihmësin e Bylbyl Sokolit

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 31 January 2021

Klubi i Gjilanit përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, ka njoftuar për prurjen më të re në shtabin teknik, shkruan Gazeta inFokus.

Gjilanasit kanë prezantuar Granit Dervishollin, i cili do të jetë ndihmës-trajner i Bylbyl Sokolit.

Dervisholli, më parë ka qenë pjesë skuadrës së 2 Korrikut si futbollist profesionist.

-Advertisement-

Karrierën e tij si trajner e nisi në ekipin e Ramiz Sadikut, ku ishte trajner dhe koordinator i gjeneratës nën 15 vjeç në këtë skuadër.

Ai së fundmi ka drejtuar 19 vjeçarët e skuadrës prizrenase A&N, ku gjithashtu kishte kryer funksionin si koordinator i shkollës së futbollit.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të klubit të Gjilanit për ndihmës-trajnerin e ri./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera