Lajme

​Gjilani pajiset me automjet me shkallë hidraulike për shuarjen e zjarrit

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 12 September 2022

Zjarrfikësit e Gjilan janë pajisur me një automjet me shkallë hidraulike në gjatësi prej 30 metra për shuarjen e zjarrit.

Komuna ka bërë të ditur se shkalla e parë hidraulike po vihet në funksion. Kjo u bë e mundur falë ndihmës dhe bashkëpunimit me bashkatdhetarët dhe organizatën gjermane, që mundësuan sigurimin e kësaj makine të vlefshme për komunën tonë dhe trajnimin e stafit për këtë qëllim

“Njësiti i zjarrfikësve në Gjilan është pajisur me një automjet me shkallë hidraulike në gjatësi prej 30 metra për shuarjen e zjarrit. Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë shkalla e parë hidraulike po vihet në funksion, duke shtuar se e gjithë kjo u bë e mundur falë ndihmës dhe bashkëpunimit të mirë me bashkatdhetarët tanë dhe organizatën gjermane, që mundësuan sigurimin e kësaj makine të vlefshme për komunën tonë dhe trajnimin e stafit për këtë qëllim. “Mirënjohje dhe falënderim për organizatën gjermane “Konvoi der Hoffnung”, vëllezërit Orana, Orani Group GmbH, Heidelberg, Orani GmbH Karlsdorf dhe Orani Malersysteme AG Zürich, aktivisten Sabile Aliu Sahiti, aktivistin Veli Hyseni dhe gjithsecilin për angazhimin. Tashmë jemi më të sigurt. Bashkë, punojmë pa ndalë”, ka thënë kryetari Hyseni, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera