Sport

Gjilani fiton minimalisht ndaj Dukagjinit

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 30 October 2022

Pas një humbjeje e një barazimi, Gjilani është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në futboll.

“Skifterat” shënuan fitore sot kundër Dukagjinit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja u mbyll me rezultatin minimal 1:0.

-Advertisement-

Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e shënoi Arbnor Ramadani, në minutën e 82-të.

Gjilani pas kësaj fitore ka 22 pikë dhe renditet i treti në tabelë.

Dukagjini është i teti me 12 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera